Aktualitet

Vrasja e Çollakut dhe Bitrit/ Në atentat u plagos edhe një i tretë, Çekrezi mori plumb pranë veshit, në mbrojtje nga Poli

5 Tetor 2021, 18:46 Nga DOSJA
Vrasja e Çollakut dhe Bitrit/ Në atentat u plagos edhe një i

ELBASAN- Me kalimin e orëve, detaje të reja bëhen me dije lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmë në Elbasan, ku mbetën të vdekur dy persona. Deri më tani ishte fshehur se me ta ishte dhe një person i tretë, i identifikuar si Florenc Çekrezi, i cili është marrë në mbrojtje nga Policia, e për arsye sigurie raportohet se po mbahet prezent edhe prezenca e tij.

Sipas “Ora”, i treti nuk ka qenë objektivi i atentatit, por dy miqtë Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri. Megjithatë nuk ka shpëtuar nga plumbat, pasi raportohet se është plagosur pranë veshit.

Ndërkohë që Lulzim Bitri ka marrë dy plumba një pas shpine e një në kokë, ndërsa Ardian Çollaku, i cili me shenja jete kishte marrë një të shtënë në kokë, e cila gjithsesi rezultoi fatale për të.

Pasi qëlluan mbi shënjestrat e tyre, makina e përdorur nga autorët u gjet e djegur në Blladre vetëm pak minuta pasi ndodhi krimi i dyfishtë. Armët e gjetura në automjetin e shkrumbuar janë të modelit kallashnikov dhe një automatik tjetër tip “Scorpions”. Ngjarja e rëndë e ndodhur një natë më parë mund të zbardhet vetëm nga kamerat e sigurisë së karburantit që kanë filmuar gjithçka.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan florenc çekrezi vrasja e dyfishte ne elbasan elbasan florenc çekrezi vrasja e dyfishte ne elbasan

Sondazh

Poll