Aktualitet

E plotë! Ardi Veliu lë postin, i sqaron rrethanat Ramës: S’dua mandat tjetër!

5 Tetor 2021, 15:23 Nga DOSJA
E plotë! Ardi Veliu lë postin, i sqaron rrethanat Ramës:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar të plotë letrën e dorëheqjes së drejtuesit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në letrën e tij drejtuar kryeministrit Rama, kryepolici Veliu shkruan se nuk kërkon një mandat të dytë, pasi tani i ka ardhur koha që t’i dedikohet familjes. Duke arsyetuar se fëmijët i ka në moshë delikate, Veliu shtjellon se tanimë duhet që të qëndrojë pranë tyre, për të plotësuar kështu edhe “mungesat” e bëra gjatë 4 viteve të fundit për shkak të detyrës. Ndërsa ka lënë edhe hapësirë për të renditur ato që sipas tij janë arritje në postin që ka mbajtur. Por në asnjë moment, nuk shkruan apo kërkon falje për ndodhitë e tjerë që kanë ndodhur nën drejtimin e tij.

“Për mua ka qenë nder dhe privilegj t’i shërbej vendit si Drejtues i Policisë së Shtetit për 4 vitet ee fundit në një punë sideuese e impenjative të përdithsme, shpesh larg familjes e fëimjëve që kanë sakrifikuar bashkë me mua. Jam përpjekur që të jap më të mirën time dhe të forcave tona policore duke menaxhuar situata komplekse nga lufta kundër trafiqeve e drogës, krimit të organizuar e atij të rrugës, flukset e emigrantëve apo dhe tumet shpeshherë të dhunshme. Por në këto moment kam vendosur të mos kërkoj një mandat tjetër dhe t’ju ofroj dorëheqjen time për t’u përkushtuar më shumë familjes dhe fëmijëve që tani janë në një moshë delikate e të cilëve iu kam munguar pafund këto 4 vite. Kjo ka qenë padyshim përvoja më e vyer e jetës stime dhe ju falenderoj për besimin, mbështetjen dhe kurajon e vazhdueshme pa të cilat nuk do kishim arritur që të menaxhonim me sukses kaq shumë sfida. Mezi pres të punojmë sërish së bashku në të ardhmen në shërbim të vendit tonë e të njerëzve tanë,”-shkruhet në letër.

LAJMI KRYESOR: Zyrtare! Ardi Veliu jep dorëheqjen: Do rri me familjen! Rama: Mirënjohje. PD: Një bandit më pak

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet largimi i ardi veliut policia e shtetit largimi i ardi veliut policia e shtetit

Sondazh

Poll