Aktualitet

Agron Tufa padit te Krimet e Rënda Edmond Cajan: Dorëzova prova, do nxjerrim edhe emra politikanësh

10 Qershor 2019, 09:16 Nga DOSJA
Agron Tufa padit te Krimet e Rënda Edmond Cajan: Dorëzova prova, do

Tiranë- Agron Tufa ka bërë sot një tjetër padi te Krimet e Rënda për ata që ai i quan kriminelë të komunizmit. Sot Tufa ka bërë një padi ndaj Edmond Cajas, i cili ka mbajtur poste drejtuese në kohën e komunizmit.

Bëmë një kallëzim penal që do të ndiqet nga kallëzime të tjera penale për krime monstruoze për ata që kanë bërë krime lufte dhe duhet t’i luftojmë këta kriminelë. Kriminelët e diktaturës sot janë të padënuar, kemi çuar prova të panumërta të dëshmitarëve okularë. Një ndër ta është edhe Edmond Caja, për të cilin sot dorëzova edhe prova. Kemi të arkivuara në formë dokumentacioni, edhe dëshmitarë të shumtë okularë që kanë qenë prezent në masakrën e 2 Majit 1984, tregojnë që Caja ka dhënë urdhrin,” u shpreh ai.

Ndërkohë përfaqësuesi i zyrës ligjor ka deklaruar se në vijim do të dalin emra të tjerë, ku nuk përjashtohen edhe politikanët, të cilët kanë pjesë e krimeve në komunizëm.  “Është fillimi, besoj se do të ketë emra të tjerë, ku nuk përjashtohen edhe ata të politikanëve si dhe ty zyrtarëve të tjerë që sot drejtojnë institucione të rëndësishme”, tha ai.

Theksojmë se Tufa muajt e fundit ka pasur një debat me Spartak Brahon, Arben Dukës, Fatos Tarifën, me të cilin çështja ka kaluar në gjykatë. 

Si nisi përplasja?

Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.

Në kohën që replikat vazhduan, ish-ambasadori Fatos Tarifa u bë pjesë e debatit duke e quajtur Tufën “fshatar”, ndërkohë që edhe Sabit Brokaj u bë pjesë e debatit.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa tufa padit cajan agron tufa tufa padit cajan

Sondazh

Poll