Aktualitet

ILD shpall thirrjen për 9 pozicione për Inspektorë (KRITERET)

5 Tetor 2021, 13:16 Nga DOSJA
ILD shpall thirrjen për 9 pozicione për Inspektorë (KRITERET)

TIRANË– Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka shpallur thirrjen për 9 pozicione për Inspektorë Jo-Magjistratë tek Njësia e Inspektorëve.

Inspektori kryen verifikime dhe hetime administrative rreth shkeljeve të pretenduara disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe për inspektimin institucional të gjykatave dhe të zyrave të prokurorisë.

Në ushtrimin e detyrës së tij, inspektori mbledh të dhëna dhe vlerëson çdo informacion, ose akt që çmon se është ose mund të jetë i rëndësishëm për zbatimin e detyrës, në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative dhe ligjit nr. 96/2016, datë 06.10.2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është data 29 Tetor 2021.

KUSHTET dhe KRITERET:

a) Të jenë shtetas shqiptarë me diplomë të nivelit të dytë në drejtësi dhe me rezultate të larta në studimet universitare;

b) Të kenë integritet të lartë moral dhe përgatitje të lartë profesionale;

c) Në kohën e kandidimit, të kenë përvojë pune si jurist, të paktën 15 vjet;

d) Në kohën e kandidimit, të mos kenë ushtruar në mënyrë aktive profesionin e avokatit të paktën 2 vitet e fundit;

e) Të mos kenë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi;

f) Të mos kenë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit;

g) Të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit para 2 korrikut 1991;

h) Të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të ndonjë shërbimi sekret;

i) Të mos jenë anëtarë të organeve drejtuese të ndonjë grupi interesi, të tilla si shoqata
ose sindikata etj, në kohën e kandidimit.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet inspektori i larte i drejtesise inspektori i larte i drejtesise

Sondazh

Poll