Aktualitet

Nesër ‘ngrihen’ shqiptarët kundër rritjes së çmimeve! Ç’pritet të ndodhë përballë kryeministrisë?

5 Tetor 2021, 11:46 Nga DOSJA
Nesër ‘ngrihen’ shqiptarët kundër rritjes së

TIRANË– Ditën e nesërme qytetarët shqiptarë do të protestojnë përballë kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve. Thirrjet për bashkim në protestë në orën 17:00 përballë kryeministrisë janë shpërndarë në rrjetet sociale nga personazhe të njohur dhe të thjeshtë. Në Shkodër protesta u zhvillua sot, ndërkohë që pritet që ajo që do zhvillohet nesër të jetë më e bujshme.

Rritja e çmimit të energjisë elektike, e bukës dhe shportës ushqimore të cilat janë paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama ka sjellë reagime të ashpra në rrjet pasi kjo ndikon në ekonominë e qytetarëve shqiptarë. Aktori i humorit Florjan Binaj është një nga personazhet e ekranit që do të jetë pjesë e protestës së nesërme e së bashku me të pritet të jenë të pranishëm dhe figura të tjerë të njohura.

Sipas thirrjes së bërë, protesta do të jetë pa organizim mirëpo nuk dihet nëse do të jetë paqësore apo pritet që të ketë përshkallëzime. Ndërkohë policia e vendit ende nuk ka dalë me një plan për atë që do ndodhë pasditen e nesërme.

THIRRJA E SHPËRNDARË NË RRJET:

Ditën e mërkurë ora 17.00 do të jem përballë Kryeministrisë për të shprehur refuzimin tim ndaj rritjes së çmimit të BUKËS, gazit, naftës, energjisë elektrike. Si qytetar i lirë. Pa organizim. Që mos të vënë dot dhe gjobë nga pandemia për organizim tubimesh (edhe pse për parti i lejojnë mitingjet). Ja tani po njoftoj policinë dhe me shkresë.

Kryeministri Edi Rama deklaroi dy ditë më parë se qytetarët duhet të përgatiten krizën energjitike; rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës. Rama tha se kjo krizë do prekë jetën e familjeve dhe bizneseve, por qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste per rritjen e cmimeve proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll