Aktualitet

VIDEO- Shpërthen në lot banori që i shembin shtëpinë në Jalë: Rama më ka marrë tre herë në telefon

5 Tetor 2021, 11:22 Nga DOSJA
VIDEO- Shpërthen në lot banori që i shembin shtëpinë

HIMARË– Fotaq Bala, pronar i një prej ndërtesave që ka është planifikuar të shembet në kuadër të aksionit të ndërmarrë Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit NË Jalë ka qarë para kamerave.

Teksa fliste për ndërtesën që do t’i shembet, Bala me lot në sy thotë se ka folur edhe tre herë në telefon me kryeministrin Edi Rama. Ai tregon se Rama i ka thënë se do t’ia shembë, pavarësisht se e di se eka me letra.

“Edi Rama më ka marr 3 herë vetë në telefon. Nxirrni tablatet e telefonit të kryeministrit. Më ka thënë e di që keni letra por prapë do ua prish shtëpitë. Nxirrni tablatet dhe vërtetoheni,. Cfarë shteti jemi ne? Na tha e dini që keni dokumenta por do ja u prish sepse ashtu ja do qefi atij dhe nuk pyet për asnjë ai është mbreti. Ku të kërkojmë ndihmë? Këtu asgjë nuk funksionon…as vendimi i gjykatës. Ka ngelur të bëjmë vetëgjyqësi,”- tha Bala ndër të tjera.

IMT ka shembur sot tre objekte, një piceri, një banesë dhe një kioskë.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fotaq bala ikmt ne jale fotaq bala ikmt ne jale

Sondazh

Poll