Aktualitet

IMT shemb objektet në Jalë, banorët: Nuk kanë asnjë vendim ligjor

5 Tetor 2021, 09:38 Nga DOSJA
IMT shemb objektet në Jalë, banorët: Nuk kanë asnjë

VLORË– Ditën e sotme Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në Jalë për të prishur disa objekte pa leje. Kjo ka sjellë dhe revoltën e banorëve të zonës të cilët shprehen për ‘Faxnews’ se kjo gjë ka ndodhur dhe tre vite më parë duke mos pasur një vendim ligjor për shembjen e objekteve.

Një banues në Jalë, i quajtur Artan Bala është shprehur se kjo situatë ka qenë dhe para 3 vitesh kur objektet u prishën pa asnjë vendim zyrtar dhe pavarësisht se cështja u ndoq në gjyqe asnjë institucion nuk u përgjigj.

“Para 3 vitesh, ne me dokumenta të rregullta dhe IMT na ka prishur shtëpitë tona pa asnjë vendim ligjor, kemi kaq shumë vite që sorrollatemi nëpër gjyqe e gjykata. Na ka ardhur fjala se do të na prishen, kemi trokitur në të gjitha institucionet e shtetit dhe na kanë refuzuar. Kam vendosur ta bëj publike këtë gjë sepse po abuzohet shumë nga ky institucion. Prishjet kanë nisur që në orën 8 e 30 të mëngjesit, dhe askush nuk është përgjigjur”– u shpreh banori.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ikmt prishja e banesave ne jale ikmt prishja e banesave ne jale

Sondazh

Poll