Aktualitet

‘Na ke lënë shurdh’/ Motra e Grillos prek me dedikimin: Mami të mori me vete

5 Tetor 2021, 12:53 Nga DOSJA
‘Na ke lënë shurdh’/ Motra e Grillos prek me dedikimin:

TIRANË– Motra e Kosta Grillos ka ndarë një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të vëllait të saj, komentatorit sportiv dhe gazetarit Kosta Grillo. Ani Grillo ka përcjellë një mesazh prekës për vëllain e saj teksa kujton ditët e “torturës” në shtratin e spitalit. Ajo e shoqëron shkrimin me një foto të Kosta Grillos, ndërsa tregon sesi çdo ditë i jepte kurajo dhe forcë gazetarit të njohur të sportit që ta kalonte dhe të kthehej sa më shpejt në shtëpi.

REAGIMI:

Mami te mori me vete se te kishte piken e dobet i dashur Kosta. Nuk e kisha menduar kurre qe do ndaheshim kaq shpejt. Shikoja endrra me sy hapur se si do t’i ngrysnim ditet e netet bashke në te ardhmen. Te kisha premtuar qe do iknim bashke nga ky spital ku te solla me duart e mia me shprese se do ja dilnim. 55 dite perpjekje. Nuk e mbajta fjalen e tani me ke lene vetem me kujtimet e atyre oreve e diteve qe kaluam bashke. Kur do ikim me pyesje cdo dite, Kur? Nuk po me sherojne o Ani. E une besoja qe ti do ja dilje mbane, sepse njerzit si ty me ate zemer e shpirt te gjere, me ate zgjuarsi e humor jane te rralle ne kete toke. Forca te thoja, je Himariot kockeforte e nuk dorezohesh ti, do ja dalim e do ikim. Cdo dite, cdo dite te njejtat fjale.

Forca, je i forte, me buzeqesh e ti me buzeqeshje e me shikoje thelle në sy sikur doje te vertetoje fjalet e mia. Na presin te gjithe te thoja, djemte e miqte qe luteshin per ty per nje sherim sa me te shpejte. Cfare te them tani? Me fal qe nuk te ndihmova ashtu si te kisha premtuar qe do ktheheshim bashke ne Tirane me kembet tona? Do kthehemi por me nje ndryshim kembet do ti mbajme ne Vuno, tek mami e babi. O Kostë te thoja, hajde se do sherohesh e do ta kujtojme si nje ender te keqe. Na ke lene shurdh. Nuk qeshim e as nuk flasim pa u ber mir ti. Leviz o ma lutesha per nate. Eja te ndihmosh e te sherosh djalin. Ma more njeriun e vetem qe me kishte mbetur. Ma more vellain me keni lene vetem!’.

Kostandin Grillo, gazetari dhe komentatori sportive humbi jetën mëngjesin e sotëm për shkak të Covid-19 në Turqi, aty ku ishte duke u kuruar kundër virusit. Fillimisht ai ishte i shtuar në një spital privat në Tiranë mirëpo gjendja shëndetësore e Grillos u përkeqësua dhe u nis drejt Turqisë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet sport nderron jete kosta grillo nderron jete kosta grillo

Sondazh

Poll