Aktualitet

Të akuzuar për korrupsion! Apeli i GJKKO lë në burg ish-kreun e IKMT-së së Dibrës

5 Tetor 2021, 12:51 Nga DOSJA
Të akuzuar për korrupsion! Apeli i GJKKO lë në burg

TIRANË– Ish-drejtori i IKMT-së në Dibër, Lutfi Miftari dhe administratori i kompanisë minerare Eljo Elezi janë lënë në arrest me burg. Kjo ishte masa e sigurisë e cila u vendos ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Miftari dhe Elezi u arrestuan ën akuzën e korrupsionit pasi kanë abuzuar me detyrën e tyre. Miftari dyshohet se ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga Elezi, adminstratori i kompanisë, shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera. Lutfi Miftarit iu sekuestruan 50.000 lekë të rinj të cilat ja kishte dhënë Elezit. Gjatë kontrollit të banesës së Miftarit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet eljo elezi lutfi miftari eljo elezi lutfi miftari

Sondazh

Poll