Aktualitet

VIDEO- Përdorën makinën e të birit në atentatin e Elbasanit, burri: S’i njohim viktimat, na tronditën

5 Tetor 2021, 11:52 Nga DOSJA
VIDEO- Përdorën makinën e të birit në atentatin e

ELBASAN– Babai i pronarit rë makinës së vjedhur që u përdor në atentatin e dyfishtë në qytetin e Elbasanit, ku mbetën të vrarë Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri, ka mohuar të kenë lidhje me ngjarjen. Në një prononcim për FaxNews, ai ka thënë se nuk i njihnin viktimat, por që si ngjarje i ka tronditur.

“Nuk i njoh viktimat, jemi të tronditur! Kanë prishur makinën e djalit tim, që ka pasur parkuar këtu,”-tha ai.

Makina u gjet e djegur në Blladre vetëm pak minuta pasi ndodhi krimi i dyfishtë. Armët e gjetura në automjetin e shkrumbuar janë të modelit kallashnikov dhe një automatik tjetër tip “Scorpions”. Ngjarja e rëndë e ndodhur një natë më parë mund të zbardhet vetëm nga kamerat e sigurisë së karburantit që kanë filmuar gjithçka. Fillimisht u qëllua Lulzim Bitri i cili ndërroi jetë menjëherë dhe më pas Ardian Subashi Çollaku. Ky i fundit u dërguar në Spitalin eTraumës ku ndërroi jetë gjatë natës.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lulzim bitri vrasja e dyfishte ne elbasan vritet ardian çollaku lulzim bitri vrasja e dyfishte ne elbasan vritet ardian çollaku

Sondazh

Poll