Politike

‘Po luan blofin’, Basha i përgjigjet Ramës: Mos u merrni me të, opozita e bashkuar do të djegë mandatet (VD)

18 Shkurt 2019, 16:30 Nga DOSJA
‘Po luan blofin’, Basha i përgjigjet Ramës: Mos u merrni

TIRANË–  Pas mbledhjes me aleatët në selinë e PD-së, kryetarët e partive opozitare kanë dhënë një deklaratë për mediat. Si kreu i PD-së, Lulzim Basha ashtu edhe krerët e partive të tjera të frontit opozitar u shprehën unanimisht “pro” djegies së mandateve.

I pyetur nga gazetarët e pranishëm, Basha komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama se opozita po luan blofin dhe se nuk do të djegë mandatet. (Lexo këtu)

Basha u shpreh se opozita e bashkuar e ka marrë vendimin e saj dhe se çdo deklaratë tjetër është përpjekje për të devijuar të vërtetën.

“Mos humbisni kohë me budallalliqet e një njeriu të ç’ekulibruar.  E gjithë opozita ka marrë një vendim për t’iu bindur urdhrit të qytetarëve shqiptarë, që u derdhën me trajtën dhe formën e sovranit në protestën mbarëkombëtare të 16 shkurtit. Të tjerat janë budallallëqe për të devijuar të vërtetën. E vërteta është kjo: Edi Rama nuk është më kryeministri i shqiptarëve,”- tha Basha.

Pas fjalës së Bashës, një prononcim të shkurtër kanë dhënë edhe krerët e partive të tjera të opozitës.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu: Mendoj që ne që jemi këtu kemi një koalicion dhe kemi detyrim moral ndaj qytetarëve. Mendoj që është detyrimi ynë t’i përgjigjemi thirrjeve të qytetarëve në një qëndim të përbashkët për djegien e mandateve. Mendoj që është në të mirën e vendit djegia e mandateve. Jemi në një situatë problematike, zëri që do mungojë në Kuvend, do të dëgjohet në të gjithë Shqipërinë.

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule: Opozita e bashkuar është në kushtet e realizimit të misionit të saj, i cili nuk mbaron me djegien e mandateve. Ky koalicion është ai i cili drejton popullin dhe mbështetet ai për të sjellë ditën e nesërme. Një ditë ku do funksionojë shteti i së drejtës, demokracia funksionale, integrimi i vendit në BE dhe ku zëri i qytetarit të jetë detyrim i pushtetarit. Misioni është i vështirë, jo vetëm të mbështetësve tracionalë por të të gjithë të mashtruarve dhe gënjyerve.

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka: Në fakt qytetarët folën qartë dhe patën mbështetje për aksionin opozitar. Së pari, Rama duhet ta djegë mandatin e tij jo vetëm si deputet por edhe si kryeministër pasi është kapur duke vjedhur. Nëse ai nuk i lexon mesazhin e mijëra qytetarëve.

Më pas fjalën mes të qeshurave e mori edhe Dashamir Shehi.

Shehi: Të flas unë se e kam të shkurtër fare unë. Sa kohë të jetë Rama atje ne do na shihni bashkë, pastaj…

Basha: Bashkë do jemi prapë…

Shehi: Pastaj shohim… Ne e gjykojmë se ka ardhur dita, jo vetëm ne por i gjithë populli.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka: Jam për zgjedhje institucionale por përderisa opozita e bashkuar ka marrë vendimin , edhe ne do t’i djegim tre mandatet tona.

Partia Demokratike ka vendosur që të djegë mandatetet e deputetëve në parlament. Vendimi u mor ditën e sotme në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së. (Lexo këtu) Edhe LSI ka vendosur për djegien e mandateve, duke u shprehur rruga e vetme janë zgjedhjet e parakohshme. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron duka dashamir shehi djegia e mandateve te opozites fatmir mediu lulzim basha nard ndoka opozita e bashkuar vangjel dule agron duka dashamir shehi djegia e mandateve te opozites fatmir mediu lulzim basha nard ndoka opozita e bashkuar vangjel dule

Sondazh

Poll