Politike

Djegia e mandateve të opozitës/ Ambasadorët e SHBA dhe BE ‘nxitojnë’ për tek zyra e Ramës

18 Shkurt 2019, 16:00 Nga DOSJA
Djegia e mandateve të opozitës/ Ambasadorët e SHBA dhe BE

TIRANË– Pas vendimit të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj për të djegur mandatet e deputetëve në Parlament, në zyrën e kryeministrit Rama kanë shkuar për takim dy ambasadorët më të rëndësishëm në Shqipëri. Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe dhe Zv/ambasadorja amerikane Leyla Moses-Ones po zhvillojnë një takim me kreun e qeverisë në ambientet e kryeministrisë.

Ende nuk dihen detajet dhe motivet, por mesohet se temë e diskutimit mendohet të jetë pikërisht situata politike e krijuar në vend, pas protestës së 16 shkurtit, ku PD deklaroi se do të djegë mandatet.(Lexo këtu)

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia e PD bëri me dije se do t’ju propozojë strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, djegien e mandateve. Qëndrimi i Bashës u përshëndet nga LSI dhe PDIU, ndërkohë që vetë kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Corriere Della Sera”, tha se as nuk e çon nëpërmend dorëheqjen.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edi rama leyla moses-ones luigi soreca djegia e mandateve te opozites edi rama leyla moses-ones luigi soreca

Sondazh

Poll