Politike

Djegia e mandateve/ Braçe ‘zbulon’ arsyen: Vjen prej Reformave. Shehaj: Shqetësohu për shokët e tu!

18 Shkurt 2019, 12:33 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Braçe ‘zbulon’ arsyen: Vjen prej

TIRANË- Zv.kryeministri Erion Braçe ka komentuar vendimin “pro” të deputetëve të PD-së, për djegien e mandateve. (Lexo këtu)

Sipas Braçes, opozitarët kanë vendosur që të djegin mandatet për shkak të dëshpërimit që kanë pësuar nga reformat e ndërmarra nga qeveria.

“Pse digjen tani? Sepse nuk i bëjnë më dot asgjë Reformës në Drejtësi; As SPAK-ut e as BKH-së, as Gjykatës Kushtetuese, as Gjykatës së Lartë, të gjitha në punë shumë shpejt! Mekanizmi kushtetues çmonton bllokimin e Kuvendit. Të parëndësishëm shumë shpejt! Arsye e fortë apo jo?!Vetëdjegia buron nga dëshperimi i madh!,”– shkruan Braçe.

Pas reagimit të Braçes për djegien e mandateve, nga ana e PD-së, i është përgjigjur deputeti i qarkut të Vlorës, Agron Shehaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Shehaj shkruan se ai dhe kolegët e tij po dorëzojmë mandatet sepse u faktua mega korrupsioni,  dolën përgjimet e blerjes së votive dhe për këto fakte askush nuk u arrestua.

Rama, Gjiknuri, Dako, Sejdini, Balla, Ahmetaj dhe gjithe kupola e PS-se është e lidhur me krimin dhe e zhytur nelë korrupsion. Nxjerrja e tyre para drejtesise është prova e SPAK-ut. Braçe duhet të shqetësohet për shokët dhe për partinë e tij qe do përfundojnë keq. Sa për ne demokratët, tashmë jemi pa imunitet!,”-shkruan Shehaj.

Postimi i Shehaj:

Ditën e sotme gjatë një mbledhjeje të grupit të PD-së, deputetët u shprehën “pro” djegies së mandateve. Ndërkohë LSI do ta mbledhë grupin e saj në orën 17:00, ku edhe do të vendosë lidhur mbi mandatet. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron shehaj djegia e mandateve te opozites erion brace gjykata kushtetuese lulzim basha reforma ne drejtesi spak agron shehaj djegia e mandateve te opozites erion brace gjykata kushtetuese lulzim basha reforma ne drejtesi spak

Sondazh

Poll