Politike

‘Mirënjohje dhe falenderim’, Meta pret në takim sekretaren e “Europa Nostra”

5 Tetor 2021, 09:14 Nga DOSJA
‘Mirënjohje dhe falenderim’, Meta pret në takim sekretaren

TIRANË-Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në takim Sekretaren e Përgjithshme të organizatës “Europa Nostra”, Sneska Quaedvlieg Mihailovic.

Gjatë takimit dypalësh presidenti Meta i shprehu mirënjohjen dhe falenderimet për angazhimin dhe vëmendjen, që “Europa Nostra” ka treguar ndaj promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike të Shqipërisë, në veçanti për angazhimin direkt, objektiv dhe konkret në vlerësimin e vlerave dhe mbrojtjen e kompleksit të godinave të Teatrit Kombëtar, pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe europiane, të shembura brutalisht.

Në një status në Facebook presidenti Meta u shpreh se  vlerëson angazhimin e ‘Europa Nostra’ në mbrojtjen e trashëgimive kulturore.

Meta dhe Mihailovic ndanë të njëjtin qëndrim se Shqipëria, ashtu siç ka nevojë për mbështetjen dhe aspiron anëtarësimin sa më parë në Bashkimin Europian, do duhet të tregojë përmes veprimeve konkrete dhe aktive respektimin e vlerave dhe parimeve themelore të një shoqërie demokratike, jo vetëm në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, por në çdo fushë.

Presidenti Meta kërkoi vijimin e bashkëpunimit me “Europa Nostra” në funksion të misionit të përbashkët për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike, si një nga vlerat thelbësore të BE.

Postimi i plotë:

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike europa nostra ilir meta neška quaedvlieg – mihailović europa nostra ilir meta neška quaedvlieg – mihailović

Sondazh

Poll