Politike

Rama takohet me ministrin spanjoll Olivan, diskutime mbi nismën e sjelljes së universiteteve të huaja në Shqipëri

4 Tetor 2021, 17:01 Nga DOSJA
Rama takohet me ministrin spanjoll Olivan, diskutime mbi nismën e sjelljes

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Spanjë, është takuar më Ministrin e Arsimit, Manuel Castells Olivan. Takimi i tyre është bërë në kuadër të nismës për sjelljen në Shqipëri të universiteteve të huaja publike. Rama është takuar gjithashtu edhe me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sanchez, me të cilin nënshkruan dy marrëveshje. Dokumentet e nënshkruara në Madrid ishin Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957.

Vizita e kryeministrit Rama në Spanjë ishte e para zyrtare e nivelit të lartë në historinë e marrdhënieve bilaterale. Sipas tij, kjo hap një faqe të re bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes dy vendeve.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike vizita e rames ne spanje vizita e rames ne spanje

Sondazh

Poll