Politike

Kryetarja e radhës së OSBE-së, Ann Linde viziton Shqipërinë në 5 tetor

4 Tetor 2021, 17:03 Nga DOSJA
Kryetarja e radhës së OSBE-së, Ann Linde viziton

TIRANË– Kryetarja e Radhës së OSBE-së, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, do të vizitojë Shqipërinë më datë 5 tetor 2021. Paraprakisht bëhet me dije se Linde do të diskutojë gjatë takimeve lidhur me sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal.

Në axhendën e saj në Shqipëri, ajo ka planifikuar që të takojë presidentin Ilir Meta dhe Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka. Takimi ndërmjet dy ministreve do të ndiqet nga një konferencë për shtyp në orën 11:40 në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Përveç tyre, ajo do të takohet gjithashtu me Kryetaren e Kuvendit, me përfaqësues të shoqërisë civile dhe me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.

Po ashtu, kryetarja do të marrë pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet OSBE-së dhe Shqipërisë për fuqizimin e punës kundër rrezikut të shpërndarjes dhe keqpërdorimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ann linde ne tirane tirane ann linde ne tirane tirane

Sondazh

Poll