Politike

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Debreshit, shfuqizon pragun 1% për kandidatët e pavarur

5 Tetor 2021, 07:14 Nga DOSJA
Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Debreshit, shfuqizon

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Kodin Zgjedhor duke shfuqizuar pragun 1% për kandidatët e pavarur, që i kushtëzon ata të marrin 1% të votave në rang kombëtar. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Gjykata ka pranuar pjesërisht kërkesën e kandidatit të pavarur në zgjedhjet e 25 prillit, Elton Debreshi, e cili e konsideronte diskriminuese këtë pasi kandidatëve të pavarur iu kërkohej më shumë vota se partive politike për tu futur në Kuvend.

Sipas Kushtetueses, pjesa e fjalisë së dytë, të pikës 1, të nenit 162 të Kodit Zgjedhor, që vendos për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit kufizim të njëjtë me atë të kandidatëve të propozuar nga partitë politike, ose nga koalicion partish politike cënon të drejtën kushtetuese për tu zgjedhur, në lidhje me parimin e barazisë në ligj dhe ndalimit të diskriminimit. Sipas Gjykatës Kushtetuese shfuqizimi, kjo fjali është e papajtueshme pasi barazon kandidatët e pavarur, të propozuar nga zgjedhësit me kandidatët e propozuar nga partitë politike, ose nga koalicionet.

NJOFTIMI:

‘Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në seancën plenare publike të datës 28.09.2021 mori në shqyrtim çështjen me kërkues: Elton Debreshi, subjekt zgjedhor kandidat i propozuar nga zgjedhësit, me objekt: – Shfuqizimi i pikës 1 të nenit 162 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si e papajtueshme me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë. Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, Gjykata Kushtetuese arriti në përfundimin se pjesa e fjalisë së dytë, të pikës 1, të nenit 162 të Kodit Zgjedhor, që vendos për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit kufizim të njëjtë me atë të kandidatëve të propozuar nga partitë politike, ose nga koalicion partish politike cenon të drejtën kushtetuese për t’u zgjedhur, në lidhje me parimin e barazisë në ligj dhe ndalimit të diskriminimit.
Për këto arsye Gjykata Kushtetuese.

VENDOSI: –

Pranimin pjesërisht të kërkesës.
– Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të fjalisë së dytë, të pikës 1, të nenit 162 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar, në pjesën që barazon kandidatët e propozuar nga zgjedhësit me kandidatët e propozuar nga partitë politike, ose nga koalicion partish politike. Vendimi përfundimtar i arsyetuar do të shpallet brenda afateve të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Më 13 prill të këtij viti kandidati i pavarur për deputet i qarkut të Dibrës për zgjedhjet e 25 Prillit, Elton Debreshi dorëzoi padinë në Gjykatën Kushtetuese kundër pragut 1% për t’u zgjedhur deputet i Kuvendit. Debreshi deklaroi për mediat se pragu është diskriminues për kandidatët e pavarur, pasi iu kërkohet më shumë vota sesa partive politike. Debreshi mori 580 vota dhe nuk e kaloi pragun 1% të votave në rang kombëtar, duke mos u futur në Kuvend.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike elton debreshi gjykata kushtetuese kushtetuesja rrezon pragun 1% elton debreshi gjykata kushtetuese kushtetuesja rrezon pragun 1%

Sondazh

Poll