Politike

Foltoja për PD në Gjirokastër, Berisha: Ju pres në orën 18:00 në Hotel Olimpik 

5 Tetor 2021, 08:23 Nga DOSJA
Foltoja për PD në Gjirokastër, Berisha: Ju pres në orën

GJIROKASTËR- Ish-Kryeministri Sali Berisha do të mbajë “Foltorën për PD-në” në qytetin e Gjirokastrës. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se në orën 18:00 do të jetë në sallën e Hotel Olimpikut në Gjirokastër. Berisha gjithashtu ka ftuar të gjithë demokratët dhe demokratet në këtë qytet të marrin pjesë. 

Postimi i Plotë:

Njoftim: Neser, diten e merkure me daten 6 tetor ne ora 18:00 ne sallen e Hotel Olimpik te qytetit te Gjirokastres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Gjirokastres te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb

Ky është takimi i gjashtë që do mbajë Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike foltorja per pd sali berisha foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll