Politike

VIDEO- Debatet te ‘Edukimi’ për mikrofonat ambientalë, Boçi: Na duket vetja sikur përgjohemi

5 Tetor 2021, 07:59 Nga DOSJA
VIDEO- Debatet te ‘Edukimi’ për mikrofonat ambientalë,

TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Edukimit dhe Informimit Publik në sallën e Kuvendit. Më praninë e deputetëve opozitarë, mbledhja është zhvilluar pa praninë e gazetarëve në sallë, gjë që është ngritur si shqetësim gjatë Komisionit. Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ngriti shqetësimin e mos prezencës së gazetarëve brenda sallës, duke u shprehur se dhe ata duhet të jenë të pranishëm. Ndërsa një tjetër shqetësim që u shoqërua me debate në Komision ishin dhe mikrofonat ambientalë që sipas Boçit iu cënon lirinë pasi nuk i lejon që të jenë të lirshëm dhe të bisedojnë me njëri-tjetrin, duke u shprehur se po iu duket sikur po përgjohen.


DEBATET GJATË KOMISIONIT:

Ina Zhupa: Ministrja Kushi nuk ka marrë asnjë vendim për mësimin në universitet. Të përgjigjet për oraret mësimore.

Luçiano Boçi: Ne njoftohemi se ka mikrofona ambientalë dhe do përgjohemi. Kjo nuk është normale, mos të bëj një bisedë, se kjo bisedë na dilka. Po na duhet vetja sikur jemi në përgjime. Ne pranojmë të përgjohemi ndërkohë që gazetarët nuk i lejojnë të futen por ne përgjohemi. Duhet ta nisim nga vetja jonë, nëse e nisim kujdes se na përgjojmë, atëherë ne nuk jemi të lirë. Mos prania e mediave ndikon në transparencë. Të jemi seriozë në punën tonë.

Petro Koçi: Për mua nuk është problem që të vijnë 100 gazetarë. Prandaj është lënë që të vijnë dhe të marrin pamje që ti përdorin në televizionet ku punojnë e më pas kanë komunikimin online. Lidhur me mikrofonat ambiental, janë të dukshëm, pastaj njerëzit të jenë të kujdesshëm në fjalor. Nuk besoj se ka lidhje me përgjimin.

Gjekmarkaj: Nuk kam asnjë shqetësim për mikrofonat.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike komisioni i edukimit 5 tetor 2021 luciano boci komisioni i edukimit 5 tetor 2021 luciano boci

Sondazh

Poll