Politike

Basha i hoqi “Zgjedhoren”/ Bylykbashi flet për herë të parë: S’e kam me tapi, isha kundër djegies së mandateve

4 Tetor 2021, 21:53 Nga DOSJA
Basha i hoqi “Zgjedhoren”/ Bylykbashi flet për herë

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka lënë të nëkuptohet se prishja e marrëdhënieve me kryedemokratin, Lulzim Basha ka nisur që pas vendimit për djegien e mandateve 2 vite më parë. I ftuar në emisionin “Log”, ai tha se kurrë më parë nuk e kishte thënë publikisht, por se ai ishte një prej zërave kundër të djegies së mandateve.

“Është e vërtetë që në 2019 i kam thënë Bashës të mos djegë mandatet. S’e kam thënë ndonjëherë publikisht. Kam folur për vendime më të rëndësishme, por në njohjen time më të mirë. Bashë me Rusmajlin ne hartuam një dispozitë kundër djegies së mandateve. Isha i bindur se dispozita ishte e hekurt dhe do kishte pasoja. Kur ishte hedhur si ide djegia e mandateve e kam kundërshtuar një gjë të tillë. Në kjo ndodh kjo do çojë në mbushje të përlamentit me pjesën e dytë të listës dhe gjëja më e keqe ishte se do të ndryshonte Kushtetuta”, tha Bylykbashki.

Por se përse nuk e dëgjoi Basha për këtë vendim Bylykbashi tha se nuk e ka një përgjigje, por thekson se ia ka kujtuar më vonë.

“Po i thashë disa herë. Besoj se nuk është koha të flas për diskutime të brendshme”.

Më pas, Bylykbashi u ndal tek fakti se këtë legjislaturë nuk do të jetë njeriu i besuar i Lulzim Bashës për çështjet elektorale, kompetenca që i kanë kaluar Enkelejd Alibeajt.

“Unë nuk besoj që e kam me tapi këtë gjë. Por eksperiencën time 20 vjeçare askush nuk ma heq nga lëkura politike dhe teknike. Ekspertiza që kam, njohja e sistemit zgjedhor është një gjë, që vyen mua, i ka vyer edhe PD-së, por nuk i di arsyet, gjykoj që Basha në atë vendim që ka marrë gjykon se ashtu do të ecë më mirë.Unë kam idetë e mia, që kjo fjala reformë mund të jetë pa shumë sens, se ka gjëra që nuk duhet të ndryshohen në ligj, por t’u qasemi problemeve me vërtetësi. ODHIR thotë se ligji është i mirë, duhet vullnet për zbatim,”- shtoi ai.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike oerd bylykbashi oerd bylykbashi

Sondazh

Poll