Politike

‘Mitroloz, mos shaj se…’/ Përplasja me Edmond Spahon, Salianji: S’është në interesin e publikut̷

4 Tetor 2021, 16:25 Nga DOSJA
‘Mitroloz, mos shaj se…’/ Përplasja me Edmond Spahon,

KORÇË– Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji, ka deklaruar nga Korça se PD do të bëjë gjithçka për të qenë në krah të qytetarëve, të cilët po vuajnë pasojat e krizës së thellë ekonomike dhe rritjes së çmimeve.

Në një deklaratë për mediat, Salianji nuk i ka shpëtuar edhe kërkesës për një koment edhe lidhur me përplasjen e tij me kolegun, Edmond Spaho. Në fjalën e tij, Salianji u shpreh se në zonat që ka mbuluar ka pasur rezultat historik, e më pas ka shtuar se qytetarët nuk kanë interes për marrëdhëniet individuale.

“Gjithçka që ka të bëjë me çdo interes apo me çdo marrëdhënie individuale nuk është në interesin e publikut. Ata që nuk kanë para për të përballuar jetesën nuk kanë interes. Unë kam përgjegjësinë edhe më të lartë për të qenë të bashkuar për të mundur qeverinë. Kam përgjegjësi se rezultatit të mirë që kam marrë në zonat që mbuloja. Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me diskutimet i bëjnë mirë dhe bëhet atraktive,”-tha Salianji në fjalën e tij.

Si nisi përplasja mes Spahos dhe Salianjit?

Mbështetja e drejtuesit Edmond Spahos ndaj ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha ka shkaktuar trazira, lëvizje që u komentua dhe nga Salianji. Deputeti ngriti pyetjen se çfarë kërkon më shumë Spaho nga PD, ndërsa si kundërpërgjigje mori një shkrim me ironi. Pasi e quajti “mitroloz”, Spaho iu drejtua Salianjit duke i thënë: Mos shaj në telefon, sepse që kur ndodhi ajo historia me Babalen të gjithë kanë filluar ti regjistrojnë bisedat. Besoj më kupton ku e kam fjalën. Të fala!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edmond spaho ervin salianji perplasja spaho-salianji edmond spaho ervin salianji perplasja spaho-salianji

Sondazh

Poll