Politike

VIDEO- Rama në Spanjë! Takon zyrtarët dhe kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, nënshkruan dy marrëveshje

4 Tetor 2021, 09:26 Nga DOSJA
VIDEO- Rama në Spanjë! Takon zyrtarët dhe kryeministrin e

SPANJË– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në Spanjë bashkë me ministren e Arsimit Evis Kushi. Fillimisht, kreu i qeverisë shqiptare ka zhvilluar një takim me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve.

Më pas, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka bërë me dije se ka nënshkruar dy marrëveshje, për Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës dhe për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957.

Siç edhe u bë me dije një ditë më parë, në fokus të këtij udhëtimi është arsimi dhe bashkëpunimi me universitete prestigjioze jashtë vendit, por Kreu i Qeverisë pritet të diskutojë edhe për qëndrimin që do të mbahet në raport me Maqedonin e Veriut, në lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Pasi të mbarojë vizitën në Spanjë, kryeministri Edi Rama do të niset për në Slloveni, ku më 6 tetor pritet të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, për Integrimin në BE.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ne spanje edi rama ne spanje

Sondazh

Poll