Politike

Kriza e paralajmëruar, Basha-deputetëve: Qëndroni pranë qytetarëve, mbështesim protestën

4 Tetor 2021, 12:15 Nga DOSJA
Kriza e paralajmëruar, Basha-deputetëve: Qëndroni pranë

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Demokratike pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për një rritje çmimesh dhe krizë energjitike. Vetë Basha tha se është e rëndësishme që deputetët e Partisë Demorkatike të jenë në kontakt direkt me qytetarët për të nxitur, inkurajuar dhe organizuar të gjitha format e rezistencës ndaj skemave të kryeministrit Edi Rama. Sipas Bashës, kreu i Qeverisë ka si synim boshatisjen e xhepave të qytetarëve.

Deputetja e qarkut të Dibrës, Dhurata Çupi ka pyetur Bashën se çfarë qëndrimi do të mbajë në lidhje me protestën që pritet të zhvillohet të mërkurën kundër rritjes së çmimeve. Kryedemokrati Basha ka deklaruar se do ta mbështesë këtë lëvizje të qytetarëve.

Pjesë nga biseda:

Dhurata Çupi: Dua të di qëndrimin tonë me thirrjen e protestës së ditës së mërkurë, kundër rritjes së çmimeve. Jam deputetja e Qarkut më të varfër dhe më takon ta ngre si çështje.

Lulzim Basha: Ne do të mbështesim, organizojmë dhe inkurajojmë çdo formë reagimi.

Lulzim Basha: Qëndroni në kontakt direkt me qytetarët. Nxisni, inkurajoni të gjitha format e rezistencës ndaj skemave të kryeministrit Rama për boshatisjen e xhepave të qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qytetarët duhet të përgatiten krizën energjitike; rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës. Për Shqipërinë, çmimi mesatar vjetor i blerjes së energjisë nga importi, është thuajse trefishuar në krahasimin me vitin e kaluar.  Rama tha se kjo krizë do prekë jetën e familjeve dhe bizneseve, por qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha pd mbledh grupin 4 tetor 2021 lulzim basha pd mbledh grupin 4 tetor 2021

Sondazh

Poll