Politike

VIDEO- Rama nënshkruan dy marrëveshje me Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez

4 Tetor 2021, 12:41 Nga DOSJA
VIDEO- Rama nënshkruan dy marrëveshje me Kryeministrin e

SPANJË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka bërë me dije se ka nënshkruar dy marrëveshje, për Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës dhe për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957

“Me Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez ku nënshkruam edhe dy marrëveshje: Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957

Vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë,”- shkruan Rama në Facebook.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Rama në Spanjë! Takon zyrtarët e parë, pritet diskutimi për fushën e arsimit

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne spanje pedro sánchez edi rama edi rama ne spanje pedro sánchez

Sondazh

Poll