Aktualitet

Ekzekutimi i dyfishtë në Elbasan, reagon Policia e Shtetit: Te metalurgjiku po digjet një “Volvo”, dyshohet i autorëve

4 Tetor 2021, 18:41 Nga DOSJA
Ekzekutimi i dyfishtë në Elbasan, reagon Policia e Shtetit: Te

ELBASAN– Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për krimin e dyfishtë Elbasan, teksa forca të shumta kanë rrethuar gjithë qytetin. Të vdekur nga plumbat kanë mbetur Lulzim Bitri, rreth 35 vjeç nga Katundi i Ri Elbasan ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa personi tjetër Ardian Çollaku, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan. Ndërkohë që pranë zonës së

Metalurgjikut është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volvo”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit të dyfishtë. Forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po e “krehin” për të bërë të mundur edhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan/Informacion paraprak

Në Bradashesh, afër rrethrrotullimit të luleve dyshohet se nga një automjet në lëvizje eshte qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave këmbësore. Si pasojë njëri prej tyre  shtetasi Lulzim Bitri rreth 35 vjec nga Katundi i Ri Elbasan ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndersa personi tjetër Ardian Çollaku, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Policia ka mbritur në vendngjarje dhe ka  ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të policisë vendore janë  nisur Fnsh e Renea dhe një grup  specialistësh  nga Departamenti i  Policisë Kriminale në PSh. Te metalurgjiku  po digjet një automjet tip “Volo”, dyshohet i autorëve. Është rrethuar zona po vijon krehja për kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për fiksimin e cdo prove ligjore që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve

LAJMI KRYESOR: Tronditet Elbasani! Ekzekutohen 2 persona, gjendet mjeti i djegur në Balldre, u përdor nga autorët

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e dyfishte ne elbasan vrasja e dyfishte ne elbasan

Sondazh

Poll