Sport

Zbulohen “Djaj” të pakënaqur me Solskjaer, ja prapaskenat në “Old Trafford”

4 Tetor 2021, 09:14 Nga DOSJA
Zbulohen “Djaj” të pakënaqur me Solskjaer, ja prapaskenat

ANGLI – Manchester United ka fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e fundit, çka krijuar një lumë kritikash ndaj Solskjaer për qëndrueshmëri dhe rezultatet e skuadrës. Të shtunën “Djajtë” barazuan 1-1 ndaj Everton në “Old Traford”.

Trajneri norvegjez ka nënshkruar një marrëveshje të re me Unitedin në korrik, duke patur mbështetës zv.presidentin Ed Woodward. Mirëpo barazimi i fundit, ka zbuluar edhe një grup prej pesë lojtarësh, të cilët janë të pakëpnaqur me vendimet e Solskjaer.

Sipas “The Daily Telegraph”, Cristiano Ronaldo dhe Paul Pogba janë ndër pesë yjet e United, që nuk janë të kënaqur me trajnerin. Asnjëri prej tyre nuk ishte titullar ndaj Everton. Por edhe David de Gea ishte i zemëruar pas sfidës, që e shfaqi me shokët e skuadrës.

Jadon Sancho, i cili ka luftuar për t’u bërë faktor te United, është duke luajtur në krahun e majtë, ndërkohë që roli tij i preferuar është në krahun e djathtë. Ndërkohë që edhe holandezi Donny van de Beek, më herët nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij, në raport me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “old traford” cristiano ronaldo david de gea manchester united ole gunnar solskjaer paul pogba the daily telegraph “old traford” cristiano ronaldo david de gea manchester united ole gunnar solskjaer paul pogba the daily telegraph

Sondazh

Poll