Sport

Ancelotti: “E merituam humbjen, ishte ndeshja më e dobët e sezonit”

4 Tetor 2021, 05:49 Nga DOSJA
Ancelotti: “E merituam humbjen, ishte ndeshja më e dobët e

SPANJE – Pas humbjes së turpshme 2-1 ndaj Sherif Tiraspol në Champions, barazimit 0-0 me Villarrealin, vjen edhe humbja 2-1 ndaj katalanasve të Espanjolit, për të plotësuar një javë për t’u harruar për ekipin e Carlo Ancelottit.

“Ne luajtëm keq. Nuk ka shumë për të thënë,- tha trajneri pas ndeshjes. – Ne e filluam lojën me një ide dhe më pas me golin që pësuam nuk ishim në gjendje të qëndronim të qetë. Kishte një konfuzion në fushë. Ekipi nuk ishte i pozicionuar mirë me ose pa top. Unë duhet të jem i sinqert, ishte loja jonë më e keqe”.

Ancelotti i fajësoi lojtarët e Real Madridit për dështimin e udhëzimeve të tij. Ai aktivizoi Toni Kroosin e rikthyer nga dëmtimi, zgjodhi Eduardo Camavingan në të majtë dhe luajti me David Alaban në krahun e majtë, një ide që ai e kishte hedhur poshtë më parë.

“Unë mendoj se plani ishte mjaft i qartë, nuk jam këtu për ta shpjeguar atë, por jam dakord që ekipi dukej i paorganizuar, – tha Ancelotti. Ne nuk kishim pozicionimin e duhur me topin. Ne duhet ta rregullojmë atë. Unë kam folur me lojtarët dhe ata pajtohen,”- tha në fund Ancelotti.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport carlo ancelottit espanjolit real madridit sherif tiraspol carlo ancelottit espanjolit real madridit sherif tiraspol

Sondazh

Poll