Sport

Pas lajmit për largimin e trajnerit, Gjici: “Longo nuk lëviz, mediat abuzuan”

4 Tetor 2021, 05:17 Nga DOSJA
Pas lajmit për largimin e trajnerit, Gjici: “Longo nuk lëviz,

TIRANE Presidenti i nderit i Kukësit, kryebashkiaku Safet Gjici, në mbrëmjen e së dielës, ka përgënjeshtruar lajmin që ka qarkulluar në media për largimin e trajnerit të skuadrës verilindore, italianit Diego Longo.

Në emisionin sportiv “Ora Sport”, që moderohet nga gazetari Altin Sulçe, drejtuesi i më i lartë i skuadrës kuksiane ka mohuar gjithçka që ka qarkulluar për largimin e trajnerit, duke u shprehur, se Longo do të qëndrojë deri në fund të sezonit.

“Nuk e di nga dalin këto lajme. Teksa kthehesha nga Elbasani më thane se mediat kanë shkruar lidhur me largimin e Longos, por askush nga klubi nuk di gjë. Do t’i sugjeroj drejtuesve të klubit ta mbajnë atë gjatë, pasi ai ka bërë një punë mjaft të mirë”,- ka deklaruar ndpër të tjera kryebashkiaku Safet Gjici.

Gjithsesi, gjithçka është ende e paqartë për këtë çështje. Pas ndeshjes Kukësi-Teuta (2-3), të zhvilluar në “Elbasan Arena”, në mikrofonin e “Supersportit” për emisionin “Gol pas Goli” bëri një deklaratë tepër evazive, duke vënë në dyshim vazhdimin e punës së tij në kruye të skuadrës së Kukësit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “ora sport” elbasan arena emisionin “gol pas goli” italianit diego longo kryebashkiaku safet gjici presidenti i nderit i kukësit “ora sport” elbasan arena emisionin “gol pas goli” italianit diego longo kryebashkiaku safet gjici presidenti i nderit i kukësit

Sondazh

Poll