Sport

Arsenali ndalet nga Brighton, sulmuesi i tyre mbetet pa dhëmbë…

4 Tetor 2021, 08:14 Nga DOSJA

ANGLI – Arsenali bëri një paraqitje “pa dhëmbë” kundër Brighton të Shtunën … dhe Gabriel Maghaeles e përfundoi këtë takim pikërisht kështu në kuptimin e parë të kësaj fjale.

Pas ngërçit 0-0 në stadiumin e zhytur nga shiu Amex, braziliani u pa duke kërkuar një nga dhëmbët e tij në fushë pasi e humbi atë gjatë një përplasjeje gjatë lojës. 

Mbrojtësi i “Topçinjëve” u përplas me portierin e Brighton, Robert Sanchez në pjesën e dytë, në të një ndeshje që e  dominuan dhe ishin për të ardhur keq që të merrnin të tre pikët.

Në mënyrë të pabesueshme, Gabriel ka humbur dhëmbin edhe një ndeshje më parë.

Sezonin e kaluar, ish-lojtari i Lille humbi dhëmbin kundër skuadrës së Graham Potter në “Emiratet”, siç u zbulua nga një gazetar sportiv në Twitter.

Gabriel më pas postoi një përditësim në Instagramin e tij duke zbuluar se kishte bërë një udhëtim mesnate te dentisti për të zgjidhur problemin menjëherë.

Topçinjtë nuk ja dalin në këtë formë të marrin fitoren e katërt rradhazi, pas tre të tillave që kishin arritur.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll