Bota

Ka përgatitur video propagandistike, SHBA-ja akuzon një pjesëtar të IS-it

3 Tetor 2021, 12:30 Nga DOSJA
Ka përgatitur video propagandistike, SHBA-ja akuzon një pjesëtar

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar një shtetas kanadez, i cili ka përgatitur video propagandistike për grupin esktremist Shteti Islamik (IS). Mohammed Khalifa, i lindur në Arabinë Saudite, u kap nga milicia kurde në Siri në vitin 2019 dhe më vonë iu dorëzua Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) në SHBA. Prokurorët amerikanë thanë se 38-vjeçari ishte “zëri prapa dhunës”.

Sipas aktakuzës, ai ka qenë luftëtar i IS-it para se të niste me përkthimin dhe përgatitjen e videove për grupin. Ai do të dalë para një gjykate amerikane javën e ardhshme për t’u përballur me akuzën e ofrimit të “mbështetjes materiale për një organizatë terroriste”. Në një intervistë dhënë një gazete, pas kapjes së tij, Khalifa tha se ai kishte qenë një luftëtar i nivelit të ulët dhe vetëm “zëri” i IS-it.

Ai këmbënguli se nuk kishte luajtur asnjë rol në filmimin ose realizimin e skenave të tmerrshme që ai i përgatiti për transmetim. Khalifa u largua nga Kanadaja më 2013 për t’u bashkuar me IS -in në Siri. Më pas ai u bë një anëtar kyç i ekipit të propagandës së grupit. Departamenti i Drejtësisë në SHBA tha se këtë detyrë ai e ushtroi “pjesërisht për shkak të aftësive të tij gjuhësore si një folës i rrjedhshëm i gjuhës angleze dhe arabe”.

Videot në internet tregonin prerjet e kokave dhe mizoritë e tjera, të cilat ishin një tipar kyç i rekrutimit të IS -it në mbarë botën, derisa grupi po zgjeronte shtrirjen e tij në Siri dhe Irak. Por, propaganda e grupit filloi të zbehet pasi militantët filluan të humbnin territorin nga viti 2017.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota isis mohammed khalifa shba isis mohammed khalifa shba

Sondazh

Poll

Bota 3 Tetor 2021, 10:46

Sa e bashkuar është Gjermania sot?

GJERMANI- Që prej 31 vjetësh Gjermania është bashkuar. Të paktën në dokumenta ky hap u kurorëzua shpejt në mënyrë ceremoniale pas rënies së Murit të Berlinit. P...