Aktualitet

Berat/ Zjarr në fshatin Duhanas, flakët rrezikojnë nën-stacionin elektrik

3 Tetor 2021, 14:44 Nga DOSJA
Berat/ Zjarr në fshatin Duhanas, flakët rrezikojnë

BERAT– Fshati Duhanas në Berat është përfshirë nga flakët, të cilat të favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi drejt tokave bujqësore. Disa prej banorëve të zonës, të cilët po digjnin mbeturinat në tokën e tyre, kanë shkaktuar padashje përhapjen e zjarrit. Ndërkohë, nën-stacioni elektrik i fshatit është në rrezik nga përfshirja e flakëve. Forcat zjarrëfikëse kanë shkuar në vendngjarje, në përpjekje për të neutralizuar flakët dhe për të shmangur rrezikun në nën-stacionin elektrik. Edhe pse 3 mjete zjarrëfikëse e dhjetra efektivë po punojnë për shuarjen e zjarrit, flakët vijonë të përparojnë dhe disa vatra janë ende aktive.

Në videon e publikuar nga ReportTv, shihen forcat zjarrëfikëse teksa punojnë për shuarjen e flakëve.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne duhanas zjarr ne duhanas

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Tetor 2021, 11:42

TIRANË– Sezoni veror ka përfunduar po jo ai turistik. Në qytetin bregdetar të Vlorës brigjet e Adriatikut dhe Jonit vijojnë të frekuentohen nga turis...