Aktualitet

Emigrantët shqiptarë vijnë në ndihmë në Angli! Ofrohen të punojnë FALAS për të kapërcyer krizën e karburanteve

3 Tetor 2021, 12:42 Nga DOSJA
Emigrantët shqiptarë vijnë në ndihmë në Angli!

BRITANI– Mijëra emigrantë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar do të ishin të gatshëm të punonin falas për të ndihmuar në kapërcimin e krizës së karburanteve.

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Qirjako Qirko, tha për ‘Guardian’: “Nëse qeveria juaj do të donte, ne mund të ofrojmë shoferë të mirë të besueshëm, ndoshta 5,000 menjëherë.”

Ai u shpreh se 150,000 shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar do të punonin nga mirënjohja për miqtë e tyre britanikë.

Shqiptarët janë gati të punojnë që qeveria britanike të kapërcejë këtë problem pa pagesë. Nuk e di nëse ata kanë licencat e duhura, por nëse i kanë patur, jam i sigurt që të gjithë këtu do të thonë ‘Unë mund të ndihmoj’. Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar do të punonin falas për këtë vend për shkak të asaj që ky vend ka bërë për ta… Ne i jemi mirënjohës përgjithmonë qeverisë dhe ushtrise se këtij vendi, për atë që bënë për vëllezërit tanë në Kosovë.

Ai u bëri thirrje britanikëve që t’i shohin shqiptarët si një pasuri dhe jo si një problem, duke u ankuar se ata shpesh portretizohen si anëtarë të bandës, shpërndarës droge dhe trafikantë njerëzish.

Nuk dihet nëse të gjithë shqiptarët që janë ofruar për të ardhur në ndihmë janë të pajisur me dokumenta, ndaj do duhet që secili prej tyre të verifikohet.

Burimi: The Guardian

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kriza e karburantit ne londer qirjako qirko shqiptaret ne britani kriza e karburantit ne londer qirjako qirko shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Tetor 2021, 11:42

TIRANË– Sezoni veror ka përfunduar po jo ai turistik. Në qytetin bregdetar të Vlorës brigjet e Adriatikut dhe Jonit vijojnë të frekuentohen nga turis...