Aktualitet

EMRI/ Sherr në Durrës, i riu nxjerr armën dhe qëllon drejt shtëpisë së 29-vjeçarit, prangoset brenda pak minutave

3 Tetor 2021, 13:53 Nga DOSJA
EMRI/ Sherr në Durrës, i riu nxjerr armën dhe qëllon drejt

DURRËS– Saimir Meta, 44 vjeç është vënë në pranga pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt një banese. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Mësohet se Meta është përfshirë në një konflikt çasit për motive që ende nuk dihen me pronarin e banesës në Durrës, me inicialet E.Sh.. Pas sherrit, 44-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt shtëpisë, por fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk ka asnjë person të lënduar.

Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se Saimir Meta është vënë në pranga dhe është dërguar në komisariatin e Policisë së Durrësit.

Njoftimi i Policisë: Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese, identifikohet dhe brënda pak minutash kapet e shoqërohet në ambientet e Policisë, autori i dyshuar. Në lagjen nr.15, Durrës, shtetasi S.M., 44 vjeç, duke qarkulluar me automjet, si pasojë e një konflikti për motive të dobta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Autori i dyshuar i ngjarjes, pasi ka qëlluar me armë është larguar me shpejtësi por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, brenda pak minutash është kapur dhe është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet saimir meta të shtëna me armë në durrës] saimir meta të shtëna me armë në durrës]

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Tetor 2021, 11:42

TIRANË– Sezoni veror ka përfunduar po jo ai turistik. Në qytetin bregdetar të Vlorës brigjet e Adriatikut dhe Jonit vijojnë të frekuentohen nga turis...