Aktualitet

3 Tetor 2021, 11:42 Nga DOSJA

TIRANË– Sezoni veror ka përfunduar po jo ai turistik. Në qytetin bregdetar të Vlorës brigjet e Adriatikut dhe Jonit vijojnë të frekuentohen nga turistë vendas dhe të huaj. Në një nga plazhet e Radhimës ka turistë të ardhur nga Gjermania, Ukraina por dhe Kosova. Të huajt nga Ukraina shprehen se këtu temperaturat janë mbi 20 gradë, ndërkohë që në Ukrainë janë 3 gradë.

“Jam nga Ukraina dhe këtu në këtë plazh jemi për herë të parë, sepse dhe në Shqipëri vijmë për herë të parë. Pse kemi zgjedhur vjeshtën? Eshtë qetësi, ka pak njerëz dhe sa i takon temperaturave ato janë shumë të pranueshme krahasuar me zonën nga vijmë ne, ku temperatura shënon 3 gradë në Ukrainë e këtu është mbi 20 gradë. Do të vijmë përsëri ? Jo ! Ne duam të eksplorojmë çdo vit vende të reja.Kështu do të bëjmë dhe vitin tjetër”.- thonë turistët për ‘Top Channel’.

“Jemi për herë të parë këtu dhe më pëlqen të bëj plazh edhe në vjeshtë, pasi vjeshta shoqërohet me qetësi,nuk ka shumë njerëz dhe mua më pëlqen kjo gjë. Këtu po ndihemi shumë mirë.”- thonë turistët e tjerë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet turistet ne shqiperi turistet ne shqiperi

Sondazh

Poll