Aktualitet

VIDEO- Djali i deputetit socialist u bllokon rrugën makinave: S’e kam me ty vllai, e kam me policinë

3 Tetor 2021, 14:40 Nga DOSJA
VIDEO- Djali i deputetit socialist u bllokon rrugën makinave: S’e kam

TIRANË– Djali i një deputeti socialist ka bllokuar rrugën e makinave paraditen e sotme në Tiranë. Pamjet e publikuara nga JOQ, tregojnë të riun që zbret nga motorri, heq njërën bluzë që mban veshur, atletet dhe qëndron në mes të rrugës.

Ai nuk lejon asnjë prej mjeteve që të kalojë, për arsye që nuk dihen.

“Ik o vllai bjer policinë, nuk e kam me ty, e kam me policinë,”- dëgjohet të thotë ai, ndërkohë që përplas atletet në tokë.

Sipas JOQ, djali në fjalë është i një deputeti të Partisë Socialiste, por identiteti i tij nuk dihet ende.

Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë të riun që të ndërmarrë atë veprim, ndërsa nga ana e Policisë Tiranë nuk ka një njoftim në lidhje me ngjarjen në fjalë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet djali i deputetit bllokon rrugen djali i deputetit bllokon rrugen

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Tetor 2021, 11:42

TIRANË– Sezoni veror ka përfunduar po jo ai turistik. Në qytetin bregdetar të Vlorës brigjet e Adriatikut dhe Jonit vijojnë të frekuentohen nga turis...