Aktualitet

Krimi i dyfishtë në Tiranë! Shkak u bë xhelozia, 31-vjeçarja nga Gana erdhi në Shqipëri për t’u sqaruar, i riu nga

3 Tetor 2021, 06:05 Nga DOSJA
Krimi i dyfishtë në Tiranë! Shkak u bë xhelozia,

TIRANË– Klinton Pira qëlloi me thikë të dashurën e tij awsackie Jaboah, 31-vjeçaren nga Gana për shkak të xhelozisë. Dy të rinjtë të cilët ishin njohur në Angli dhe jetonin së bashku deri para një muaji, u konfliktuan online. Jawsackie Jaboah vendosi të vinte nga Franca në Tiranë për t’u sqaruar me të dashurin e saj. Tre orë para krimit, 31-vjeçarja me nënshtetësi franceze, zbriti në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, aty ku u prit nga vetë Klinton Pira, 26-vjeçari me origjinë nga Dibra, me banim në ‘Don Bosko’.

Të rinjtë morën me qera një hyrje pranë Gjykatës së Tiranës, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’. Sqarimi mes tyre nuk funksionoi as ballë për ballës, pasi Pira, i cili ka qënë emigrant i paligjshëm në Angli qëlloi disa herë me thikë në gjoks të dashurën e tij e më pas është hedhur nga kati i tetë për të kryer aktin e rëndë, të vetëvrasjes.

E dashura e Pirës e plagosur rëndë mundi të zbresë poshtë 8 kate për të kërkuar ndihmë mirëpo gjeti vdekjen më pas në spital. Ndërsa Klinton Pira pasi kishte kryer aktin makabër, tentoi fillimisht ta ndjekë 31-vjeçaren, por vetëm 2 kate mundi të zbriste dhe në gjaknxehtësi e sipër ngjitet sërish në katin e tetë për të bërë aktin fatal për jetën e tij dhe hidhet nga lartësia.

Ngjarja e rëndë u bë publike në orën 18:00 ndërkohë që banorët e pallatit dhe fëmijët që po luanin ishin dëshmitarë të trupave të pajetë të cilën qëndronin në oborr.

26-vjeçari pritet të përcillet sot për në banesën e fundit, trupi i partneres së tij me shtetësi franceze por origjinë nga Gana, ndodhet ende në morgun e Tiranës, dhe pritet që të dërgohet te familjarët e saj jashtë vendit, pas kryerjes së procedurave.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodhen në ambientet e jashtme të pallatit të cilat kanë filmuar një pjesë të asaj ç’ka ndodhur. Po ashtu janë sekuestruar telefonat celularë të dy shtetasve dhe po vijon hetimet për të mësuar më shumë për lidhjen e tyre.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vetevritet klinton pira vritet jawsackie jaboah vetevritet klinton pira vritet jawsackie jaboah

Sondazh

Poll