Dogji ish-gruan me acid sulfurik, dënohet me 20 vite burg shqiptari në Francë, bashkëpuntoi i tij: Donte ta shpërfytëronte
3 Tetor 2021, 11:03Nga DOSJA
FRANCË- Një shqipar është dënuar me 20 vite burg në Francë, pasi dogji me acid ish-bashkëshorten e tij. Leparisienshkruan se Nexhmedin Dardha u dënua me 20 vite burg nga gjykata në Assize dhe pas përfundimit të dënimit dëbim në Shqipëri.
Por si ndodhi ngjarja?
Dardha me bashkëshorten e tij u ndanë në vitin 2006 pas disa konflikteve që nisën në vitin 2004. Në 2006-ën, Dardha e kërku këtë veprim, pasi ish-bashkëshortja e tij nisi të njihte një person tjetër. Në prezencë të dy vajzave të tij, Dardha hodhi acid sulfurik drejt ish-partneres së tij, duke i shkaktuar asaj djegie të shkallës së dytë të trup dhe fytyrë.
Ndërkohë që për të gjetur acidin, Dardha bashkëpunoi me dy persona të tjerë, të cilët janë shqiptar. Të dy ata janë arrestuar dhe kanë marrë dënimet përkatëse për bashkëpunim. Njëri nga ata u dënua me 10 vite burg, ndërsa tjetri me 5 vite burg. Gjatë procesit gjyqësor një prej bashkëpuntorëve në dëshminë e tij, tha se Nexhmedini donte ta shpërfytyronte ish-gruan e tij, në mënyrë që mos t’i afrohej askush tjetër.
Në vitin 2006, pas krimit që kreu, ai u arratis nga Franca për në Shqipëri, ku dhe qëndroi deri në vitin 2019. Po në këtë vit, teksa po udhëtonte drejt Italisë, Dardha u zbulua nga patrullat italiane se ishte në kërkim nga Interpoli dhe u ekstradua në Francë.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Në akset rrugore do të vendosen pajisje inteligjente të cilat monitorojnë 24/7 lëvizjen e mjeteve në rrugë, duke regjistruar shpejtësinë, tar...
TIRANË- Pesë persona janë vënë në pranga ditën e sotme për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 20-vjeçar me iniciale A.E u kap me kanabis, një ...
FUSHË-KRUJË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Unazën e Re në Fushë Krujë. Aksidenti ka ndodhur në orën 09:25 e për pasojë është përplasur ...
VLORË- Pesë persona janë vënë në arrest ditën e sotme, mes tyre dhe një person nga Egjipti, për kontragandim të migrantëve të paligjshëm drejt Italisë. Mës...
TIRANË– Krimi i dyfishtë që ndodhi ditën e djeshme pranë Gjykatës së Tiranës, në bulevardin “Gjergj Fishta” la të traumatizuar banorët e pallatit dhe...
TIRANË– Mjeku i njohur Tritan Kalo iu është drejtuar me një lutje qytetarëve që që të mos e teprojnë në përdorimin e antibiotikëve.Kalo shkruan se sh...
Një studente po kthehej në shtëpinë ku jeton me qira në katin e parë. Ajo u nda në rrugë me të dashurin dhe mbasi u përqafua me të vazhdoi rrugën për në banesë....