Aktualitet

Kush e gjente do merrte shpërblim! I shpallur në kërkim në Angli për vrasje, arrestohet në Lushnje 20-vjeçari

3 Tetor 2021, 10:10 Nga DOSJA
Kush e gjente do merrte shpërblim! I shpallur në kërkim në

FIER– Gledis Mehalla, është 20-vjeçari i arrestuar nga policia në Fier pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Anglia. I riu dyshohet se ka vrarë në muajin janar të këtij viti një person, së bashku me dy shokët e tij Josif Nushi, 26 vjeç, dhe Mihal Dhana, 27 vjeç. Gjykata në Mbretërinë e Bashkuar ka nxjerrë një urdhër arresti për të riun, në akuzën e ‘vrasjes’. Për kapjen e 3 të rinjve u dha dhe një shpërblim nga policia angleze, ndërkohë që Mehalla është arrestuar në vendin e tij të lindjes, Lushnje.

NJOFTIMI:

Operacion nga Strukturat e DVP Fier, Komisariati i Policisë Lushnjë dhe Interpol Tirana për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër jetës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja”.Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Forcën e Posacme “Shqiponja” në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Mbretërisë së Bashkuar të shtetasit:Gledis Mehalla, 20 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet Gjyqësore në Kardif/ Mbretëri e Bashkuar, më datë 04.05.2021 kanë lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Vrasja”.Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gledis mehalla gledis mehalla

Sondazh

Poll