Aktualitet

KONTROLLET në Kakavijë/ Gjenden 17 pako të mbështjella në mjetin ‘Volvo’, 30 doza kanabis në mjetin e tre gjer

3 Tetor 2021, 07:36 Nga DOSJA
KONTROLLET në Kakavijë/ Gjenden 17 pako të mbështjella

TIRANË– Kontrollet në Kakavijë kanë vënë në pranga disa persona pasi po tentonin që të kalonin lëndë narkotike.

Një 25-vjeçar është arrestuar pasi kishte fshehur në makinën e tij 20 kg kanabis. Në pranga ra Flavio Goxho, i cili po tentonte të shkonte në Greqi, por gjatë kontrollit të mjetit të tij tip ‘Volvo’ në vijën e dytë në sediljet e pasme të mjetit ishte krijuar një vend apostafat ku ishte fshehur droga. Kanabisi ishte e ndarë në 17 pako me peshë totale 20 kg.

Në djalje pas verifikimeve të të dhënave në Sistemin TIMS, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “alfa romeo” që drejtohej nga V. K., si dhe udhëtonin si pasagjerë L. L. dhe K. K. të tre shtetas gjerman. Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë kufitare, në bagazhin e automjetit, në vendin e gomës rezervë u gjetën 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Si dhe nga kontrolli i ushtruar në vijën dytë i automjetit tip “Renault” me drejtues shtetasin H. D. dhe pasagjere shtetasen M. C., francez, u gjetën 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

NJOFTIMI I POLICISË:

Intensifikohen kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet në rrugë operative dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “volvo” që drejtohej shtetasi F. G., 25 vjeç, banues në Gjirokastër. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, nga shërbimet e Policisë Kufitare, në serdilet e pasme të mjetit, në një vend të përshtatur janë gjetur 17 pako të mbështjella, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 20 kg.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.Gjithashtu në djalje të RSH pas verifikimeve të të dhënave në Sistemin TIMS, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “alfa romeo” që drejtohej nga shtetasi V. K., si dhe udhëtonin si pasagjerë shtetasit L. L. dhe K. K. (të tre shtetas gjerman).Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë kufitare, në bagazhin e automjetit, në vendin e gomës rezervë u gjetën 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.Si dhe nga kontrolli i ushtruar në vijën dytë i automjetit tip “Renault” me drejtues shtetasin H. D. dhe pasagjere shtetasen M. C., (shtetas francez), u gjetën 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. G., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, si dhe proceduan penalisht shtetasit V. K., 19 vjeç; L. L., 18 vjeç;K. K., 19 vjeç, banues në Gjermani;H. D., 32 vjeç dhe M. C., 40 vjeçe, banues në Francë.Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe Shitje e lëndëve narkotike”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet flavio goxho kanabis ne kakavije flavio goxho kanabis ne kakavije

Sondazh

Poll