Kontrabandim të migrantëve drejt Italisë, arrestohen 5 persona shpallet në kërkim 1 tjetër
3 Tetor 2021, 08:08Nga DOSJA
VLORË- Pesë persona janë vënë në arrest ditën e sotme, mes tyre dhe një person nga Egjipti, për kontragandim të migrantëve të paligjshëm drejt Italisë. Mësohet se operacioni policor “Bristani”, u finalizua në bashkëpunim me Policinë Italiane. Pesë personat e arrestuar janë me iniciale K. Gj., 38 vjeç, M. Sh., 61 vjeç, F. B. ,R. H, 44 vjeç, F. B. 36 vjeç, A. Ll., 31 vjeç, ndërkohë që u shpall në kërkim K. L., 28 vjeç. Këta persona në bashkëpunim kanë transportuar nga Tirana për një Vlorë 15 migrantë egjiptian, të cilëve në qytetin detar do tu siguronin kalim të sigurtë për në Itali.
Postimi i plotë:
Vlorë/Finalizohet operacioni policor “Bristani”, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta. Operacioni i zhvilluar nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore në DPPSH, Delta Force dhe Guardia di Finanza. Vihen në pranga 5 shtetas si dhe shpallet në kërkim një tjetër, si autorë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore në DPPSH, Delta Force dhe Guardia di Finanza, pas informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacion policor të koduar “Bristani”, në kuadër të cilit bënë kapjen dhe ndalimin e 5 autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve:
-K. Gj., 38 vjeç, banues në Vlorë;
-M. Sh., 61 vjeç, me shtetësi Egjiptiane;
-F. B., 36 vjeç, banues në Vlorë;
-R. H, 44 vjeç, banues në Tiranë;
-A. Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. L., 28 vjeç, banues në Vlorë.
Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë transportuar nga Tirana në qytetin e Vlorës 15 shtetas të huaj (egjiptian), duke i transportuar më pas në rrugë tokësore me automjet deri në qytetin e Orikumit, duke vijuar udhëtimin në këmbë deri në vendin e quajtur “Gjiri i Bristanit”, nga ky dyshohet se do të siguronin kalimin e tyre me mjete lundruese drejt Italisë, kundrejt shpërblimit monetar. Vijon puna hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me qellim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Krimi i dyfishtë që ndodhi ditën e djeshme pranë Gjykatës së Tiranës, në bulevardin “Gjergj Fishta” la të traumatizuar banorët e pallatit dhe...
TIRANË– Mjeku i njohur Tritan Kalo iu është drejtuar me një lutje qytetarëve që që të mos e teprojnë në përdorimin e antibiotikëve.Kalo shkruan se sh...
Një studente po kthehej në shtëpinë ku jeton me qira në katin e parë. Ajo u nda në rrugë me të dashurin dhe mbasi u përqafua me të vazhdoi rrugën për në banesë....
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Në faqe të parë të Dosja.al është shkaku kryesor i konfliktit mes shqiptari...
TIRANË– Dita e sotme do të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm, ku në pjesën më të madhe të ditës do të kemi dominim të kthjellimeve në ultësirë...