Aktualitet

Lëndë narkotike, municion luftarak dhe në gjendje të dehur në timon, arrestohen 5 persona në Tiranë

3 Tetor 2021, 08:27 Nga DOSJA
Lëndë narkotike, municion luftarak dhe në gjendje të dehur

TIRANË- Pesë persona janë vënë në pranga ditën e sotme për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 20-vjeçar me iniciale A.E u kap me kanabis, një 22-vjeçar më iniciale A.Xh u arrestua me kokainë, një 24 vjeç më iniciale D. V u arrestua me kanabis, një 35 vjeç me iniciale S. L, u arrestua me kokainë si dhe municion luftarak. Ndërkohë që një 24-vjeçar me iniciale S.H u arrestua në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe municion luftarak. Forca e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. E, 20 vjeç, pasi në rrugën “Sotir Kolea”, sapo ka parë prezencën e policisë, ka hedhur një qese në tokë me lëndë të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale; A. Xh, 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë; D. V, 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis; S. L, 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe municion luftarak.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: S. H, 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 persona në tiranë policia e tiranes arrestohen 5 persona në tiranë policia e tiranes

Sondazh

Poll