Aktualitet

‘Mami këto janë kukulla’/ Vrasja e çiftit në Tiranë, banori i pallatit: Aty po luanin fëmijët, u traumatizuan

3 Tetor 2021, 07:44 Nga DOSJA
‘Mami këto janë kukulla’/ Vrasja e çiftit në

TIRANË– Krimi i dyfishtë që ndodhi ditën e djeshme pranë Gjykatës së Tiranës, në bulevardin “Gjergj Fishta” la të traumatizuar banorët e pallatit dhe fëmijët e vegjël që panë me sy dy trupat e pajetë të dergjur në tokë. Kështu deklaroi ditën e sotme një banor i pallatit për ‘faxnews’, i cili tha se fëmijët të cilët po luanin në oborr panë me sytë e tyre trupat e Klinton Pritës dhe 31-vjeçares Jawsackie Jaboah.

‘Fëmijët ishin jashtë, të vegjëlit po luanin, u traumatizuan, vajza i tha nënës janë kukulla ato. Nipi më tha: Gjyshi kam një dhimbje gjoksi. Këtu nuk dihet se cfarë ka, duhen kontrolluar hyrje, këtu ka dhe makina me qera, nuk kontrollojnë kush hyn dhe kush del. Administratori i pallatit duhet të kontrollojë. Kaq di kam them. Unë jam shumë i indinjuar për këtë rast. Unë as se kam idenë, këtu çfarë nuk vijnë.’- thotë banori.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në orën 18:00 në një pallat pranë Gjykatës së Tiranës, në bulevardin “Gjergj Fishta”. Klinton Pira qëlloi disa herë me thikë në gjoks të dashurën e tij, 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah e më pas është hedhur nga kati i tetë për të kryer aktin e rëndë, të vetëvrasjes. E reja me origjinë nga Gana por me nënshtetësi franceze kishte ardhur në Shqipëri tre orë para krimit për tu sqaruar me 26-vjeçarin për një konflikt që kishte nisur për shkaqe xhelozie.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vetevritet klinton pira vritet jawsackie jaboah vetevritet klinton pira vritet jawsackie jaboah

Sondazh

Poll