Aktualitet

“Na shpronësoni me çmimin e tregut”/ Banorët e Laprakës dalin kundër projektit të Unazës Re: O kryeministër, s’

2 Tetor 2021, 16:21 Nga DOSJA
“Na shpronësoni me çmimin e tregut”/ Banorët e

TIRANË– Banorët e zonës së Laprakës kanë dalë kundër projektit të zgjatimit të Unazës Re, ku është projektuar që të shemben rreth 700 banesa në zonë. Banorët pretendojnë se projekti favorizon njerëz të pushtetshëm pranë qeverisë, ndërsa ka edhe selektivitet në përzgjedhjen e banesave që duhet të shemben.

Sipas tyre, punimet kanë nisur por nga ana e qeverisë nuk është bërë ende shpronësimi i banesave, për të cilat qytetarët kërkojnë vlerësim me çmimin e tregut. Sipas tyre, një pjesë e mirë e tyre i kanë të legalizuara banesat, ndërsa të tjerë kanë aplikuar për leje para shumë vitesh por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje zyrtare. Një zonjë nga banorët shprehet se ka 30 vite që banon në Laprakë dhe kërkon nga kryeministri Edi Rama që të marrë shumën që i takon për shpronësimin e pronës. 

“Unë shtëpinë e kam bërë me djersë dhe ta harrojë Edi Rama që do të më nxjerrë pa derdh gjak. Shpronësimi të bëhet me çmimin e tregut, kam aplikuar që në 2006 dhe Kadastra kanë ardhur kanë matur shtëpitë por nuk i kam parë më me sy,“-tha ajo. 

Banorët kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestat ndaj tyre, duke hequr një paralele me tubimet që u zhvilluan për më shumë se një vit në zonën e Astirit, banesat e të cilëve sërish u shemben në një aksion të nisur në orët e para të mëngjesit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet laprake proteste ne laprake laprake proteste ne laprake

Sondazh

Poll