Aktualitet

Protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm, qytetarët marshojnë nga sheshi “Nënë Tereza” drejt Kryeministrisë

2 Tetor 2021, 18:41 Nga DOSJA
Protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm, qytetarët

TIRANË– Qytetarë të shumtë dhe studentë kanë dalë pasditen e sotme në protestë në sheshin “Nënë Tereza” për të ngritur zërin kundër vaksinimit me detyrim ndaj pandemisë së koronavirusit.

I pranishëm në këtë marshim ishte dhe avokati Altin Goxhaj, i cili iu bëri thirrje studentëve që të mos dorëzohen, duke paralajmëruar një protestë edhe të shtunën e ardhshme.

Kjo nuk është hera e parë që studentët protestojnë kundër vaksinimit me detyrim. Pak ditë më parë ata kërkuan nga qeveria heqjen e kësaj mase, si dhe të rikthehen në auditore për të ndjekur rregulisht leksionet.

Megjithatë deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje pozitive edhe pse kjo është protesta e tyre e katërt. Disa kohë më parë kryeministri Edi Rama u shpreh prerë se të gjithë studentët e pedagogët do të duhet të vaksinoheshin.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta kunder vaksinimit me detyrim protesta kunder vaksinimit me detyrim

Sondazh

Poll