Politike

Bllokimi i buxhetit të Skraparit, Luan Rama: Hakmarrje primitive e Qeverisë, kujdeset vetëm për grupet kriminale

18 Shkurt 2019, 14:53 Nga DOSJA
Bllokimi i buxhetit të Skraparit, Luan Rama: Hakmarrje primitive e

Luan Rama, zv/kryetar i LSI-së ka reaguar në lidhje me bllokimin e buxhetit për Skraparin. Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se ky është një akt kriminal i Qeverisë Rama, e cila sipas tij mbështet vetëm grupet që përdor për vjedhjen e votive.

Postim i plotë i Luan Ramës

Sjellje kriminale e Qeverisë, ndaj qytetarëve të bashkisë së Skraparit! Nga Luan Rama, Zevendeskryetar i LSI Bllokimi i buxhetit të bashkisë së Skraparit, është një akt kriminal i Qeverisë së Edi Ramës, e cila, përmes kësaj sjelljeje në kufijtë e genocidit dhe të hakmarrjes primitive ndaj fëmijëve që u mbyll kopështet dhe nxënësve që u mbyll konviktin, dëshmon se zbatimi i ligjit dhe dimensioni social, transparenca dhe solidaritet e mbështetja ndaj shtresave në nevojë, për të janë të huaja!

Primitivizmi dhe hakmarrja kriminale ndaj popullit të Skraparit, është shprehja më e qartë e karakterit antipopullor të kësaj qeverie, e cila ka në vëmendjen dhe përkujdesjen e vet vetëm grupet kriminale që përdor për vjedhjen e votave, ndërkohë që autoritetet e zgjedhura në qeverisjen vendore dhe skraparlinjtë atdhetarë e patriotë, kërkon t’i nënshtrojë e t’i persekutojë me masa të tilla represioni e hakmarrjeje kriminale!

Prandaj, sa nuk është vonë, qeveria e Edi Ramës të lirojë fondet e bllokuara padrejtësisht dhe të normalizojë funksionimin në përputhje me ligjin të bashkisë së Skraparit. Deri sot asnjë qeveri, asnjë pushtues dhe asnjë klan kriminal nuk ia ka dalë t’a nënshtrojë Skraparin e t’i gjunjëzojë skraparlinjtë. Ketë të vërtetë Edi Rama dhe shërbëtorët e tij nuk duhet t’a harrojnë!

Vetëm pak orë më parë në një deklaratë për mediat kryebashkiaku i Skraparit, Nesim Spahiu është shprehur se si pasojë e bllokimit të buxhetit për Skraparin janë mbyllur çerdhe, konvikti i nxënësve, Qendrën e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe dhe Shërbimin e Pastrimit. Spahiu shprehet më tej se Bashkia Skrapar i është drejtuar Gjykatës Administrative Vlorë, por kjo e fundit ka dalë me vendim për “moskompetencë gjykimi” duke ja drejtuar çështjen Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bllokimi i buxhetit ne skrapar luan rama nesim spahiu bllokimi i buxhetit ne skrapar luan rama nesim spahiu

Sondazh

Poll