Sport

Covidi, kaos në kombëtaren e Anglisë: pesë “rebelë” refuzojnë vaksinën!

2 Tetor 2021, 10:09 Nga DOSJA
Covidi, kaos në kombëtaren e Anglisë: pesë

ANGLI – “Tre Luanët” mund të arrijë dhe të fitojë kualifikimin për Kupën e Botës “Katar 2022”, duke fituar kundër Andorrës dhe Hungarisë këtë muaj, por për ekipin kombëtar të Anglisë ka shumë telashe për t’u menaxhuar.

Sipas burimeve brenda delegacionit britanik, doli që të paktën pesë lojtarë të “Tre Luanëve” kanë refuzuar të vaksinohen. Një problem jo vetëm në funksion të finaleve të Kupës së Botës vitin e ardhshëm në Katar, ku të gjithë lojtarëve të pavaksinuar t’u ndalohet të dalin në fushë.

“Rebelët” e trajnerit Gareth Southgate rrezikojnë të minojnë atë që ka qenë mirë deri më tani përpara Kupës së Botës. Tre nga “rebelët” janë “pleq” të ekipit të “Tre Luanëve”, zbuloi një burim. Arsyet e qëndrimit kundër vaksinës duket se janë nga më të ndryshmet. Një futbollist tha se ishte shumë i ri dhe nuk preket nga virusi, pavarësisht dëshmive se Covid mund të infektojë edhe të vegjëlit.

Një tjetër refuzoi, pasi beson në “teoritë e komplotit” të çuditshëm, se vaksina është një mjet për qeveritë për të spiunuar njerëzit. Gjithsesi më kampin e “Tre Luanëve” është një situatë delikate, që Anglia dhe Federata e ishullit, do të duhet ta menaxhojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, për të shmangur shifrat e këqija në Katar.

Southgate duke mbështetur fushatën e vaksinimit, në verë, ka thënë: “Nuk ka dyshim, se programi i vaksinimit është mënyra jonë më e mirë për të dalë nga ky problem”, ndërsa një burim brenda dhomës së zhveshjes së skuadrës britanike thotë:

“Grupet në “Whatsapp” janë përmbytur me teori konspirative anti-vaksinuese. Shumë lojtarë të moshuar janë mashtruar nga argumentet dhe mitet e vaksinave në internet dhe refuzojnë të ndryshojnë kurs. Nëse Katari vazhdon me planet për të kërkuar pasaporta të vaksinës Covid nga tifozët dhe lojtarët, ky do të jetë një problem për Anglinë”.

Shumë kanë frikë se situata mund të shkaktojë një përçarje në dhomën e zhveshjes duke pasur parasysh pozicionet e ndryshme mbi këtë çështje. Ministri i Sporteve, Nigel Huddleston, është shprehur: “Eshtë zhgënjyese të dëgjosh se mund të ketë disa lojtarë që nuk janë të gatshëm të vaksinohen, ndoshta për shkak të dezinformatave në internet.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia dhe federata e ishullit kundër andorrës dhe hungarisë ministri i sportevenigel huddleston rajnerit gareth southgate tre luanet anglia dhe federata e ishullit kundër andorrës dhe hungarisë ministri i sportevenigel huddleston rajnerit gareth southgate tre luanet

Sondazh

Poll