Sport

Ronaldo, lojtari më “dembel” i Manchester United!

2 Tetor 2021, 10:06 Nga DOSJA

ANGLI – Kristiano Ronaldo është një perfeksionist i vërtetë dhe këtë gjë e kupton kushdo që ndjek futboll. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” pasi vendosi diktatin në menunë e klubit, tashmë ka patur edhe pretendime apo sugjerime për sa i përket skemës së Ole Gunar Solskjaer.

Që kur është rikthyer në Mançester, sulmuesi ka shënuar 5 gola në po kaq ndeshje me fanellën e “Djajve”. Janë shifra rekord, mbi të gjitha duke ditur se numri 7 tashmë po u drejtohet 37 viteve.

Megjithatë ai nuk kënaqet kurrë nga vetja, aq sa është i bindur se mund të shënojë akoma më shumë se kaq. Si? Sipas tij, shokët duhet të përmirësojnë lojën dhe ta pasojnë topin më shpejt. Dhe kështu, ai do të mbërrinte në zonën gol në kushtet më të mira të mundshme. Sipas “ESPN”, humbjet me Aston Villa, Yang Boys dhe vështirësitë e ndeshjes me Villarealin kanë sjellë reagimin e Kristianos, që e kërkon topin të dalë më shpejt nga mbrojtja e United. Solskjaer e ka pranuar diçka të tillë

Një kërkesë e tillë është normale, por statistikat tregojnë se CR7 është sulmuesi që punon më pak në mbrojtje për skuadrën. Që kur është rikthyer në “Old Trafford”, ai ka treguar se di ende të shënojë gola, por 36-vjeçari është një futbollist plotësisht i ndryshëm nga ai që United pa për herë të fundit 12 vite më parë.

“The Athletic” ka zbuluar statistikat e presingut të sulmuesve të Premier Ligës këtë sezon dhe portugezi renditet i fundit, me 2.7 presione ndaj kundërshtarit për ndeshje. Në krye të klasifikimit është Vilfrid Zaha dhe Nil Maupej, të cilët janë sulmuesit më punëtorë të skuadrave të tyre, me 20 presione për çdo 90 minuta. Më pas renditet Diogo Zhota (19.8) dhe Lukas Moura (18.8).

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll