Sport

Shehi: “Meritonim më shumë pikë nga ajo që kemi dhënë në fushë”

2 Tetor 2021, 09:51 Nga DOSJA
Shehi: “Meritonim më shumë pikë nga ajo që kemi

TIRANE  – Orges Shehi foli në konferencën përpara ndeshjes me Laçin, që do të luhet këtë të diel tregoi rreth situatës në klubin bardheblu.

“Tirana është e plotë, përveç një lojtari që ka pësuar dëmtim të gjithë futbollistët e tjerë janë të gatshëm. Skuadra ka akoma vend për përmirësim. Do të donim të kishim më shumë pikë për atë që kemi dhënë në fushë. Futbolli ka vështirësi, do të mundohemi të përmirësohemi javë pas jave. Nesër duhet të jemi 100% sa i përket mënyrës së lojës dhe karikimit të skuadrës.”

Laçi, i fortë: “Kemi një ndeshje të rëndësishme edhe për shkak të cilësisë së Laçit. Është kundërshtar që ndoshta meriton më shumë pikë, është ekip i fortë dhe këtë e ka treguar sidomos vitet e fundit, ndaj kërkon vlerësim maksimal.”

Përqendrim maksimal: “Skuadra ka fizionominë e vet të lojës, ndoshta në disa momente penalizohet për shkak të fushës dhe orarit. Skuadra duhet të luajë njësoj dhe sigurisht që ka vend për përmirësim. Duhet të jemi rigorozë, të përqendruar, të paktën për të mos pësuar.”

Diferencat: “Kampionati shqiptar është i fortë, këtë e tregojnë edhe lojtarët e kombëtares, kur vijnë këtu. Nuk është se ka një skuadër që bën diferencën. Por të luash në dy pa një çerek dhe në fusha jo të mira… Pse kur luhet në “Air Albania” ndeshjet dalin shumë të mira?

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll