Bota

Zjarr në aeroportin grek, alarmohen autoritetet pasi ndodhet pranë një depo të municioneve ushtarake

2 Tetor 2021, 12:05 Nga DOSJA
Zjarr në aeroportin grek, alarmohen autoritetet pasi ndodhet pranë

GREQI- Një zjarr ka rënë në aeroportin ushtarak të Araxos, në Greqi, në një zonë rurale pranë depove të municioneve.

Sipas mediave greke, pjesa më e madhe e zjarrit ndodhet midis bashkësisë së Araxos dhe aeroportit ushtarak, ndërsa shtatë automjete me 14 zjarrfikës po veprojnë në vendngjarje.

Gjithashtu, sipas Brigadës së Zjarrit, zjarri u ndihmua në përhapje nga era e fortë por mjetet zjarrfikëse ajrore janë në gatishmëri për të ndërhyrë në shuarjen e tij. Zjarri është vënë nën kontroll por ende nuk është shuar plotësisht, duke rrezikuar zonën pasi shumë pranë është depo e monucioneve.

Operacioni i shuarjes së zjarrit përfshiu dy helikopterë, dy PZL, njësi të Brigadës së Zjarrit si dhe mjete dhe personel zjarrfikës të bazës ajrore.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zjarr ne greqi zjarr ne greqi

Sondazh

Poll