‘Jeta jote po merr fund’, ish0prezantuesi britanik dënohem me 10 vite burg për përdhunim
2 Tetor 2021, 10:03Nga DOSJA
BRITANI- Një ish-prezantues i një emisioni për fëmijë në Britani është dënuar me 10 vjet bur për përdhunim të mituri.
Sipas Mirror, Paul Ballard, i cili drejtoi emisionin për fëmijë të viteve ’90 ‘Diggit’ së bashku me Fearne Cotton, u shpall fajtor në të gjitha akuzat në Chelmsford Crown Court më 30 korrik pasi mohoi fillimisht përdhunimin, tentativën e përdhunimit, sulmin, dëmtimin kriminal dhe kërcënimet për vrasje. Sot, ai u dënua me 10 vjet pas hekurave në të njëjtën gjykatë.
Ballard, nga Woodland Way, Theydon Bois, nisi një sulm ndaj viktimës së tij femër menjëherë pas orës 5 të mëngjesit më 19 shtator 2020, në një hotel në Hatfield Heath. Gjatë incidentit, 39-vjeçari i tha viktimës: “Jeta jote po merr fund. Ti po vdes sonte“. Sidoqoftë, viktima iku me guxim nga dhoma dhe gjeti një anëtar të stafit të hotelit, i cili më pas thirri policinë.
Ballard kishte pohuar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me gruan dhe mohoi se e kishte kërcënuar. Por juria e shpalli atë fajtor për të gjitha pikat.
Ish-ylli televiziv, ishte nën hetim për vrasjen e dy personave pasi i përplasi për vdekje me makinë. Ai kishte marrë një sasi të konsiderueshme kokaine dhe po ngiste makinën me djalin e tij, i cili ishte 12 vjeç në atë kohë, në sediljen e pasagjerit në VW Golf. Viktimat u shpallën të vdekur pas përplasjes në Squirrels Heath Road, Romford, Essex, rreth orës 2 pasdite më 20 shkurt 2020.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
RUSI- Ekspertët i druhen shfaqjes së një “gripi të shpendëve” pasi mijëra zogj u gjetën të vdekur në mënyrë misterioze duke rënë nga qielli në Rusi....
SHBA- Një burrë nga Michigani nuk arriti të festonte xhekpotin që kishte fituar pasi u gjet i mbytur me biletën në xhep.Sipas mediave amerikane, Gregory Jarvis...
SPANJË– Gati 60 emigrantë afrikanë thuhet se janë mbytur në përpjekje për të arritur në Ishujt Kanarie në Spanjë, tragjedia më e fundit në një vit ku...
GJEORGJI– Ish-Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili është arrestuar sapo u kthye në vendin e tij. Pro-perëndimori Saakashvili drejtoi vendin e Kauk...
INDI- Një katastrofë e madhe u shmang në Shimla të Indisë kur një ndërtesë shumëkatëshe u shemb në zonën Kacchighat. Për fat të mirë, ndërtesa u lirua, por vetë...
KOSOVË- Misioni i KFOR-it në Kosovë ka dalë me një komunikatë pasi nisi patrullimin në Jarinje dhe Bërnjak sipas marrëveshjes së arritur në mes të Kosovës ...
GJERMANI– Për momentin në Gjermani kemi vetëm konsultime të partive fituese në zgjedhje. Negociatat nuk kanë nisur ende. Po konsultohen me njëra-tjetrën d...